DJ më famë botërore Martin Garrix ka shkruar për festivalin Sunny Hill, ku ka performuar në edicionin e këtij viti.
Garrix, në postimin e tij në rrjetin Instagram, ku ka ndarë foto edhe me Dua Lipën, ka falënderuar familjen e kësaj të fundit për mikpritjen e jashtëzakonshme.
“Fundjavë e çmendur në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë! Faleminderit familjes Lipa për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe FALEMINDERIT për energjinë e çmendur në të gjitha koncertet! 🇪🇸🇫🇮🇽🇰”, ka shkruar ai.
Ndryshe Festivali Sunny Hill, këtë vit u zhvillua gjatë datave 31 korrik, 1 e 2 gusht, duke u përmbyllur të dielën e javës që lamë pas.