“Ishte momenti dhe opsioni i duhur”, Ter Stegen largohet nga Barça dhe bëhet me klub të ri - Gazeta Express
string(87) "ishte-momenti-dhe-opsioni-i-duhur-ter-stegen-largohet-nga-barca-dhe-behet-me-klub-te-ri"

Sport

Gazeta Express

04/08/2026 14:43

“Ishte momenti dhe opsioni i duhur”, Ter Stegen largohet nga Barça dhe bëhet me klub të ri

Sport

Gazeta Express

04/08/2026 14:43

Marc Andre ter Stegen ka folur zyrtarisht për largimin e befasishëm nga Barcelona, duke konfirmuar se lëvizja drejt Ajaxit në formë huazimi për një vit ishte një hap i nevojshëm për karrierën e tij.

Portieri veteran do të qëndrojë në Amsterdam deri në qershor të vitit 2027 për ta kaluar periudhën e vështirë të lëndimeve dhe të formës së luhatshme.

34-vjeçari zbulon se bisedat që i bëri me drejtuesit e klubit nga Eredivisie e bindën që të lëvizte, përkundër peshës emocionale të largimit nga “Camp Nou” pas një dekade shërbimi aty.

“Gjërat e mira kërkojnë kohë. Në fund, gjithçka shkoi si duhet dhe jam i lumtur që jam këtu”, deklaroi portieri gjerman, i cili në sezonin e fundit u huazua tek Girona.

“Kur fillimisht fola me Jordi Cruyff, unë menjëherë e ndjeva se ishte opsioni i duhur. E njoh trajnerin (Michel), e njoh edhe Daley Blind. Fola me ta për projektin dhe ata ishin mjaft bindës”, shtoi njëri prej portierëve më të mirë në botë në dekadën e fundit.

Për Barcelonën, largimi i 34-vjeçarit është një hap i rëndësishëm për ta lehtësuar situatën në repartin e portierëve.

Klubi katalanas tashmë e ka reduktuar numrin e gardianëve në skuadër, pasi Iñaki Peña u transferua te Panathinaikos, ndërsa David Kochen u huazua te Lyngby.

Joan García pritet të jetë portieri titullar, me Wojciech Szczęsny si alternativën e parë.

Ter Stegen mbetet i lidhur me Barcelonën me kontratë deri në verën e vitit 2028, por huazimi te Ajaxi konsiderohet si zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Barcelona do të vazhdojë ta mbulojë pjesën më të madhe të pagës së tij, ndërsa Ajaxi do ta paguajë një përqindje më të vogël, e cila mund të rritet në tërësi të numrit të ndeshjeve që do t’i zhvillojë portieri gjerman. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement