Lufta me Iranin ka hequr 2.6 miliardë fuçi naftë bruto nga furnizimi global, thotë drejtori i Saudi Aramco - Gazeta Express
string(105) "lufta-me-iranin-ka-hequr-2-6-miliarde-fuci-nafte-bruto-nga-furnizimi-global-thote-drejtori-i-saudi-aramco"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 10:36

Lufta me Iranin ka hequr 2.6 miliardë fuçi naftë bruto nga furnizimi global, thotë drejtori i Saudi Aramco

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 10:36

Amin Nasser, drejtori ekzekutiv i eksportuesit më të madh të naftës në botë, Saudi Aramco, tha se 2.6 miliardë fuçi naftë bruto janë hequr nga furnizimi global gjatë luftës me Iranin, raportoi Reuters të martën.

Saudi Aramco raportoi të martën një rritje prej 44% të fitimit neto në tremujorin e dytë, gjatë një periudhe kur bllokimi i rrugëve të eksportit dhe frika për përshkallëzimin e konfliktit më të gjerë çuan në rritjen e çmimeve të naftës bruto, shkruqn CNN.

Nasser tha se flukset aktuale tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit janë në një të dhjetën e niveleve para konfliktit, duke shtuar se bota do të vazhdojë të humbasë më shumë se 100 milionë fuçi naftë bruto për çdo javë që kjo rrugë detare mbetet e mbyllur.

Nëse Ngushtica e Hormuzit do të hapej sot, do të duheshin deri në 18 muaj për të rikthyer rezervat e pakësuara, citohet të ketë thënë Nasser nga Reuters.

Me kapacitetin global të rafinimit tashmë të ngarkuar në maksimum, ai paralajmëroi se furnizimi me energji mund të përballet me presion edhe më të madh nëse rafineritë do të pësonin ndërprerje të mëdha të paplanifikuara ose të zgjatura.

Më herët, muajin e kaluar, infrastruktura e Aramco-s u vu në shënjestër nga Huthët e mbështetur nga Irani në Jemen dhe nga sulmet me dronë të milicive pro-iraniane në Irak.

Nasser tha se kompania do të vazhdojë të shfrytëzojë të gjitha rrugët e eksportit, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, Ngushticën Bab al-Mandeb në Detin e Kuq, Kanalin e Suezit dhe tubacionin Sumed në Egjipt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement