Ngritja e temperaturave, Agjencia e Emergjencave apel urgjent qytetarëve të mos ndezin zjarre - Gazeta Express
string(92) "ngritja-e-temperaturave-agjencia-e-emergjencave-apel-urgjent-qytetareve-te-mos-ndezin-zjarre"

Gazeta Express

04/08/2026 6:59

Ngritja e temperaturave, Agjencia e Emergjencave apel urgjent qytetarëve të mos ndezin zjarre

Gazeta Express

04/08/2026 6:59

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka paralajmëruar se temperaturat e larta të ditëve në vijim kanë rritur ndjeshëm rrezikun për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në fusha dhe pyje, duke u bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht fermerëve dhe bujqve, të zbatojnë me përpikëri masat parandaluese.

Apeli i AME-së vjen pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për valën e të nxehtit, ndërsa agjencia thekson se situata paraqet potencial të shtuar për zjarre të pakontrolluara.

Sipas njoftimit, ndalohet rreptësisht djegia e kashtës, mbetjeve pas korrjeve dhe vegjetacionit në ara, praktikë që shpesh përdoret për përgatitjen e tokës për mbjelljet e radhës. 

Agjencia u ka bërë thirrje fermerëve që të kontrollojnë sistemet e shkarkimit të gazrave në kombajna dhe traktorë, të kenë bombola funksionale për fikjen e zjarrit dhe rezervuarë me ujë në fushat ku zhvillohen punimet bujqësore.

AME-ja ka përmendur edhe rekomandimet e IKSHPK-së, sipas të cilave duhet të shmangen punët e rënda fizike në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në 17:00, kur temperaturat janë më të larta.

“Masat e përgjithshme për qytetarët: Mos ndizni zjarre në hapësira gjatë qëndrimeve për piknik, ndeja rasti në natyrë! Secila shkëndijë në kushtet aktuale të motit, mund të jetë e kobshme për zjarre të pa kontrolluara”, thuhet tutje në njoftim. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement