Një rast i grabitjes është raportuar të dielën në qytetin e Gjakovës.
Sipas policisë, një burri, nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 50 euro.
I dyshuari, bazuar në informacionet e policisë, ende nuk është kapur.
“Gjakovë / 02.08.2026 – 01:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me dëshmitaren femër kosovare, i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimi e thikës i ka grabitur një shumë prej 50€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.