Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, pas një polemike në parlament rreth statusit të Komunës së Ulqinit, dhe në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore, ndau një postim në rrjetet sociale në të cilin Ulqini quhet “qytet shqiptar”.
“Ulqini ishte një qytet. Ulqini është një qytet. Ulqini do të jetë gjithmonë një qytet. Ulqini është një qytet me popullsi shumicë shqiptare. Ulqini është një qytet shqiptar”, thuhet në postimin e ndarë nga Nik Gjeloshaj.
Ulqini, sipas të njëjtit postim, është “një qytet i kapur nga disa politikanë të njohur për korrupsion”.
“Ulqini është një qytet që do të çlirohet në qershor të vitit 2027. Ulqini është një qytet-metropol i turizmit evropian”, thuhet në postimin e ndarë nga Gjeloshaj në rrjetet sociale.