Qindra mërgimtarë që po udhëtojnë drejt Kosovës janë përballur me pritje që kanë zgjatur deri 10 orë në pikën kufitare mes Malit të Zi dhe Kroacisë, derisa portali kroat “index.hr”, raporton se pritja thuhet të jetë deri në 28 orë.
Ky portal ka publikuar pamjet që u ka dërguar një lexues nga Zhupa e Dubrovackës dhe një video të një radhe të madhe në Cilipi. Sipas informacioneve jozyrtare nga terreni, pritja në kufirin me Malin e Zi thuhet se është deri në 28 orë. Vendasit po u japin ujë njerëzve në radha dhe po i lejojnë të hyjnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që të mund të përdorin tualetin.
Sipas HAK, pritja është deri në 10 orë, që do të thotë se ajo që pretendon lexuesi është gjithashtu e mundur.
pamje KËTU