Shpëtohen dy turistë të mitur gjermanë që kishin humbur rrugën në Karaburun - Gazeta Express
string(75) "shpetohen-dy-turiste-te-mitur-gjermane-qe-kishin-humbur-rrugen-ne-karaburun"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 14:26

Shpëtohen dy turistë të mitur gjermanë që kishin humbur rrugën në Karaburun

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 14:26

Gjatë natës së mbrëmshme, dy të mitur me shtetësi gjermane humbën rrugën në zonën e Karaburunit, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në terren u angazhuan shërbimet e Policisë, ekipi i Kërkim-Shpëtimit, si dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët nisën operacionin për gjetjen e tyre.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, ekipet arritën t’i lokalizonin dy të miturit, ndërsa rreth orës 06:30 u bë i mundur shpëtimi i tyre. Fatmirësisht, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

Advertisement
Advertisement
Advertisement