Hyseni: Pesë zyrtarë të ATK-së të suspenduar, tre të tjerë iu janë referuar organeve të ligjit - Gazeta Express
string(92) "hyseni-pese-zyrtare-te-atk-se-te-suspenduar-tre-te-tjere-iu-jane-referuar-organeve-te-ligjit"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 18:56

Hyseni: Pesë zyrtarë të ATK-së të suspenduar, tre të tjerë iu janë referuar organeve të ligjit

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 18:56

I pari i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, në një intervistë në EURO n’T7, ka folur edhe për korrupsionin dhe përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të ATK-së.

Ai ka folur po ashtu edhe për mundësinë e ndërhyrjes së zyrtarëve të kësaj administrate në sistemin e saj dhe mundësinë e fshirjes së borxheve ndaj ndonjë biznesi.

Për Hysenin, ndërhyrja teknike mund të jetë e mundshme, por janë krijuar mekanizmat për parandalimin e çdo dukurie negative brenda ATK-së.

“A mundet dikush të ndërhyjë teknikisht? Unë, nëse them jo, gaboj, sepse përndryshe nuk do të ishin paraparë masat nëse e bën këtë veprim dhe aty ka mundësi të ndërhyjë dikush. Por çfarë bëjmë ne? Ne marrim masa që e parandalojmë këtë. Për shembull, pesë zyrtarë i kemi të suspenduar prej kohës kur kam ardhur unë, shtatë i kemi nëpër komisione disiplinore dhe tre të tjerë iu janë referuar institucioneve të zbatimit të ligjit që të merren me ta. Këto janë masat që ne i marrim”, ka thënë Hyseni.

Shefi i ATK-së ka thënë po ashtu se ndër dokumentet e para që ka aprovuar është Kodi i Mirësjelljes, me qëllim disiplinimin e zyrtarëve të ATK-së që të sillen në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të ndershme para bizneseve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement