Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbledhur në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar mbi përgatitjen e seancës konstituive, e cila është caktuar për 6 gusht.
Nga Lëvizja Vetëvendosje shkoi Arbërie Nagavci, ndërsa nga partitë e tjera të mëdha shkuan nënkryetarët e partive. Arbërie Vlora Çitaku nga PDK, Jehona Lushaku nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK.
Po ashtu, në takim u panë edhe udhëheqës të partive nga komunitetet joshumicë.
Në njoftimin e Kuvendit ishte lajmëruar se Haxhiu kishte ftuar liderët e partive për këtë takim./Express/
