Shumë armë në duart e kosovarëve, raste të ndryshme të përdorimit të tyre u raportuan brenda 24 orëve - Gazeta Express
string(100) "shume-arme-ne-duart-e-kosovareve-raste-te-ndryshme-te-perdorimit-te-tyre-u-raportuan-brenda-24-oreve"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 10:04

Shumë armë në duart e kosovarëve, raste të ndryshme të përdorimit të tyre u raportuan brenda 24 orëve

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 10:04

Numër i madh i armëve janë nëpër duart e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë ilegale.

E në shumë raste pikërisht këto armë lënë të lënduar shumë persona, e në disa raste edhe marrin jetë.

Vetëm brenda një nate në raportin policor janë raportuar një numër i madh i rasteve të armëve pa leje, e raste të tjera të të shtënave me armë.

Raporti i plotë:

Fsh. Shtedim, Podujevë 30.07.2026 – 00:10. Pas pranimi të një informate për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Drenova, Prishtinë 29.07.2026 – 22:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se një predhë e armës së zjarrit ka goditur derën e hyrjes së shtëpisë së tij. Predha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

PËRDORIM I ARMËS&MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Petrovë, Shtime, 30.07.2026 – NN. Është raportuar për të shtëna me armës zjarri, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kishte një aheng familjar dhe i dyshuari mashkull kosovar, ka dorëzuar armën pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS

Rr. Fazli Grajqevci, Shtime 30.07.2026 – 23:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që ka shtënë me armë zjarri, i dyshuari vullnetarisht ka dorëzuar armën pistoletë me gaz pa fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Korishë, Prizren 29.07.2026 – 15:45. Lidhur me rastin, në stallën e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. Rasti është duke u hetuar.

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS

Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 30.07.2026 – 03:25. Policia ka ndaluar një automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollimit në automjet është gjetur një pistoletë dhe shtatë fishekë. I dyshuarit ishte nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement