Në prag të seancës së caktuar për 6 gusht, U.D e presidentës Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot një takim me përfaqësuesit e partive politike.
Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje rreth konstituimit të Kuvendit dhe për të diskutuar hapat e mëtejmë para vazhdimit të seancës.
Të gjitha partitë politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen për takimin e nesërm. Sipas njoftimit takimi do të mbahet në ambientet e Kuvendit duke nisur nga ora 11:00.
Haxhiu ditë më parë kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Po ashtu në proces është edhe zgjedhje e presidentit, gjersa për këtë ka kërkuar bashkëpunimin e partive.
Një ditë më parë po ashtu u mbajt edhe kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, ku për herë të dytë brenda vitit Lumir Abdixhiku u konfirmua si kryetar.
Pasi i mbijetoi mocionit për shkarkimin nga kreu i LDK-së, Abdixhiku, tha se heq pezullimin për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e institucioneve të reja të vendit, duke theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional.