Mali i Zi i tërheq vërejtjen ambasadorit rus për ndërhyrje në çështjet e brendshme - Gazeta Express
string(82) "mali-i-zi-i-terheq-verejtjen-ambasadorit-rus-per-nderhyrje-ne-ceshtjet-e-brendshme"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 7:10

Mali i Zi i tërheq vërejtjen ambasadorit rus për ndërhyrje në çështjet e brendshme

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 7:10

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi e ka thirrur në takim ambasadorin rus, Aleksandar Lukashik, pas deklaratave të tij publike dhe reagimit të Ambasadës së Rusisë lidhur me vendimin e Podgoricës për të harmonizuar plotësisht politikën e vizave me Bashkimin Evropian.

Sipas Ministrisë, teksti i autorit i ambasadorit dhe reagimi i Ambasadës përmbajnë vlerësime që tejkalojnë kornizën e komunikimit normal diplomatik dhe nuk janë në përputhje me parimet e respektit të ndërsjellë.

Në takimin me ambasadorin rus, autoritetet malazeze theksuan se pretendimet që vënë në dyshim pavarësinë dhe besueshmërinë e institucioneve të Malit të Zi, si dhe komentet mbi rrethanat e brendshme politike dhe vullnetin e qytetarëve, janë të papranueshme.

Podgorica ritheksoi se harmonizimi i politikës së vizave me Bashkimin Evropian është një vendim sovran i shtetit, i marrë në përputhje me interesat kombëtare dhe detyrimet që burojnë nga procesi i integrimit evropian, duke sqaruar se ai nuk është i drejtuar kundër qytetarëve të Rusisë.

Gjatë bisedimeve, pala malazeze përsëriti gjithashtu qëndrimin e saj ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, duke theksuar mbështetjen për të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së, si dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se ambasadorit iu rikujtuan edhe detyrimet që rrjedhin nga Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, sipas së cilës diplomatët janë të detyruar të respektojnë ligjet e shtetit pritës dhe të mos ndërhyjnë në punët e tij të brendshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement