Haziri: U mbyll një kapitull për LDK-në, bashkëpunimi me VV vetëm mbi tri parime - Gazeta Express
string(78) "haziri-u-mbyll-nje-kapitull-per-ldk-ne-bashkepunimi-me-vv-vetem-mbi-tri-parime"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 23:26

Haziri: U mbyll një kapitull për LDK-në, bashkëpunimi me VV vetëm mbi tri parime

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 23:26

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kuvendi i partisë është përmbyllur në një atmosferë kolegiale dhe pune.

Ai pas punimeve të Kuvendit të partisë ka theksuar se tashmë është mbyllur një kapitull i rëndësishëm për LDK-në.

“Është mbyllur sot një Kuvend në një atmosferë kolegiale dhe të punës, ashtu siç di LDK-ja, paqësore, të durueshme dhe miqësore me njëri-tjetrin. Ky kapitull tashmë ka përfunduar”, u shpreh Haziri, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, i pyetur rreth bashkëqeverisjes së mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje , Haziri ka thënë se bëhet fjalë për bashkëpunim në tri parime.

“Marrëveshje për të gjitha ose asgjë; kriter i dytë agjenda shtetërore, politikat sektoriale, programet qeverisëse dhe e treta ndarja e përgjegjësive konform të dy të parave”, deklaroi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement