Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit: Nuk do të hapet pa u ndalur sulmet e SHBA-së - Gazeta Express
string(80) "irani-bllokon-ngushticen-e-hormuzit-nuk-do-te-hapet-pa-u-ndalur-sulmet-e-shba-se"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 13:05

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit: Nuk do të hapet pa u ndalur sulmet e SHBA-së

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 13:05

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC, e Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për sa kohë që vazhdojnë “kërcënimet” dhe “ndërhyrja” e SHBA-së në transportin detar në rajon, disa orë pasi ushtria amerikane tha se kishte goditur dhjetëra objektiva të IRGC-së në Iran.

“Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet për sa kohë që vazhdojnë retorika e tepruar, kërcënimet nga zyrtarët amerikanë dhe ndërhyrja e tyre në lëvizjet detare në rajon”, tha Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë.

“Kërcënimet dhe ndërhyrjet vetëm sa do ta bëjnë situatën më të vështirë dhe më komplekse”, tha IRGC.

Irani pretendon se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e tij dhe shpesh ka sulmuar anijet që nuk i përmbahen udhëzimeve të tij.

Ndryshe, Ushtria jordaneze njoftoi se ka interceptuar dhe rrëzuar pesë raketa të lëshuara nga Irani drejt mbretërisë, duke shënuar ditën e katërt radhazi të incidenteve të tilla.

Në një deklaratë, ushtria tha se sistemet e mbrojtjes ajrore zbuluan dhe interceptuan pesë raketat në orët e para të së enjtes. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement