Komuna e Fushë Kosovës lehtëson shërbimet për qytetarët, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave - Gazeta Express
string(93) "komuna-e-fushe-kosoves-lehteson-sherbimet-per-qytetaret-gjendja-civile-hapet-edhe-te-shtunave"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 12:16

Komuna e Fushë Kosovës lehtëson shërbimet për qytetarët, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 12:16

Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Fushë Kosovës do të ofrojë shërbime edhe gjatë ditëve të shtuna, me qëllim lehtësimin e qasjes së qytetarëve gjatë sezonit veror.

Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, vendimi është marrë nga kryetari i komunës Valon Prebreza ndërsa shërbimet shtesë do të jenë në dispozicion nga 1 gusht deri më 29 gusht.

Gjendja Civile do të jetë e hapur çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 12:00, duke u mundësuar qytetarëve që të kryejnë procedurat e nevojshme edhe jashtë orarit të zakonshëm të punës.

Komuna ka bërë të ditur se ky vendim synon të rrisë efikasitetin e shërbimeve publike dhe të ofrojë një qasje më të lehtë e më të shpejtë për qytetarët gjatë muajve të verës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement