Skuadra e Ilir Dajës zbret mbrëmjen e sotme në fushë, me objektivin për të siguruar kalimin në raundin e tretë të UEFA Conference League.
Dinamo do të përballet me Aluminij në “Elbasan Arena”, në sfidën që nis në orën 21:00. Takimi i parë mes dy ekipeve, i luajtur në Slloveni, përfundoi në barazim 1-1.
Dinamovitët synojnë të përfitojnë nga mbështetja e fushës së tyre për të arritur fitoren dhe për të vazhduar aventurën europiane, shkruan Albeu.
Pritet një duel i fortë, pasi të dyja skuadrat kërkojnë kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League.