Forca Ajrore e Ukrainës tha të mërkurën se njëri nga aeroplanët e saj luftarakë, i tipit F-16, është rrëzuar, por piloi ka shpëtuar, pasi ka arritur që të largohet nga aeroplani.
Në një deklaratë të Forcës Ajrore në rrjetin “Telegram” thuhet se aeroplani ishte duke kryer një detyrë të vijës së frontit për të penguar caqe ajrore ruse, kur ndodhi një problem teknik, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Forca Ajrore tha se piloti është gjetur i sigurt dhe është dërguar në një institucion mjekësor për trajtim. Ekspertët ishin duke e ekzaminuar vendin ku u rrëzua aeroplani.
Ukraina ka pranuar aeroplanë amerikanë F1-6 nga disa shtete të NATO-s, përfshirë Holandën dhe Danimarkën.