Aktualisht në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje që dyshohet se u përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.
Bekim Blakaj nga ”Humanitarian Laë Center Kosovo”, ka thënë se nuk duhet të jepen lajme pa u konfirmuar që ka gjetje.
“Pa u siguru që ka gjetje nuk është e mirë që me u jap disa lajme të pakonfirmune në publik, sepse shqetësimi i familjeve në rend të parë është i pashmangshëm, por edhe i opinionit. Ata familjarë janë në ankth që nga ajo kohë”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Edhe gaztari Betim Musliu ishte i të njëjtit mendim me Blakajn.
“Familjarët janë në ankth prej përfundimit të luftës”, tha Musliu. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...