Si mund të funksionojë LDK’ja nëse shkarkohet Abdixhiku të enjten- sqarimi i Muhaxherit në Pressing - Gazeta Express
string(97) "si-mund-te-funksionoje-ldkja-nese-shkarkohet-abdixhiku-te-enjten-sqarimi-i-muhaxherit-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 12:28

Si mund të funksionojë LDK’ja nëse shkarkohet Abdixhiku të enjten- sqarimi i Muhaxherit në Pressing

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 12:28

Kryetari i Komunës së Pejës dhe një prej figurave më të vjetra në LDK, Gazmend Muhaxheri, në një intervistë në Pressing të T7 ka folur për procesin që do të nis të enjten për shkarkimin e Lumir Abdixhikut dhe për atë se si do të udhëhiqet partia deri në zgjedhjen e organeve të reja, shkruan Gazeta Express.

Muhaxheri ka thënë se fillimisht duhet të vendoset nëse dorëhiqet kryetari apo nëse do të shkarkohet përmes votëbesimit, dhe më pas të hyhet në proces për zgjedhjen e kryetarit të ri i cili edhe zgjedh organet e reja të partisë.

 “Me jep dorëheqje ose vetëbesim për kryetarin aktual. Pastaj me e hapë garën për kryetarin e ri, ai me e zgjedhe kryesinë e re dhe me vazhdu”, ka thënë Muhaxheri në T7, shkruan Express.

“Ish dashtë me vendosë kryesia e Kuvendit se si me e menaxhu këtë situatë deri në zgjedhjen tjetër. Ish dashtë me kanë një udhëheqje [kolegjiale], deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Muhaxheri.

Duke folur për kandidaturat për kryetar, ai ka thënë se s’ka synime për një pozitë të tillë dhe ka thënë se s’do të kandidojë as Avdullah Hoti e as Imri Ahmeti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement