Kaos në koncertin e Jay-Z në New York, turma të mëdha dhe disa fansa kërkojnë ndihmë mjekësore - Gazeta Express
string(93) "kaos-ne-koncertin-e-jay-z-ne-new-york-turma-te-medha-dhe-disa-fansa-kerkojne-ndihme-mjekesore"

Muzike

Gazeta Express

14/07/2026 11:21

Kaos në koncertin e Jay-Z në New York, turma të mëdha dhe disa fansa kërkojnë ndihmë mjekësore

Muzike

Gazeta Express

14/07/2026 11:21

Mbrëmja përmbyllëse e serisë së koncerteve të Jay-Z në stadiumin “Yankee” u shoqërua me tension dhe kaos, pasi qindra persona pa bileta tentuan të hynin me forcë në ambientet e stadiumit.

Për shkak të situatës së krijuar, hyrjet u mbyllën përkohësisht, ndërsa fillimi i koncertit u shty për afro katër orë. Jashtë stadiumit u krijuan turma të mëdha dhe mijëra persona mbetën të bllokuar për një kohë të gjatë.

Sipas organizatorëve, disa persona arritën t’i kalonin kontrollet e sigurisë, duke detyruar policinë e New Yorkut të ndërhynte për ta vendosur situatën nën kontroll.

Hyrjet u rihapën vetëm pasi autoritetet dhe organizatorët vlerësuan se siguria e publikut ishte garantuar.

Fansat që kishin bileta treguan se pritën për orë të tëra në radhë dhe përshkruan momente paniku e konfuzioni. Sipas dëshmive të tyre, disa persona humbën ndjenjat, të tjerë patën të vjella, ndërsa disa kërkuan ndihmë mjekësore.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan turma të mëdha të grumbulluara jashtë stadiumit edhe shumë kohë pas orarit të parashikuar për nisjen e koncertit.

Jay-Z doli në skenë rreth orës 00:15 dhe u kërkoi falje të pranishmëve për vonesën. Reperi shpjegoi se shtyrja kishte qenë e domosdoshme për të shmangur një incident më të rëndë dhe për të garantuar sigurinë e të gjithëve.

Koncerti ishte pjesë e një serie tre-ditore, përmes së cilës Jay-Z shënoi përvjetorët e albumeve të tij ikonike “Reasonable Doubt” dhe “The Blueprint”.

Pavarësisht problemeve organizative, mbrëmja finale regjistroi një pjesëmarrje rekord në stadium, me 45,832 spektatorë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement