Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri  - Gazeta Express
string(68) "mosrishikimi-i-buxhetit-kater-ministri-pa-para-deri-ne-kuvendin-e-ri"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2026 21:46

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri 

Lajme

Gazeta Express

14/06/2026 21:46

Katër ministritë e reja të formuara në kuadër të qeverisë “Kurti 3” kanë mbetur pa buxhet, pasi rishikimi i tij nuk është realizuar ende për shkak të moskonstituimit të institucioneve të reja.

Sipas ekspertëve, mungesa e buxhetit po e bën të vështirë funksionimin e këtyre ministrive dhe realizimin e projekteve të tyre, shkruan Klan Kosova.

Hulumtuesi në IKD, Melos Kolshi, thotë se pa buxhet të dedikuar, puna e ministrive bëhet e pamundur, ndërsa rishikimi i buxhetit mbetet instrument kyç për rishpërndarjen e fondeve.

Nga kjo situatë po preken edhe komunat, të cilat nuk po mund të marrin miratimet financiare nga Ministria e Financave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement