Kandidati i PDK-së për deputet Nderim Mustafa e ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje për përdorimin e diasporës, ndërsa thotë se po shihet “një përçarje goxha e madhe” si rezultat i kësaj.
Ai tha në Frontal në T7 se ka “përçarje, linçime dhe propagandë” nga LVV-ja.
“Ju e dini që diaspora është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën dhe për fat të keq, që s’kisha dashtë me besu, por për momentin po shihet një përçarje goxha e madhe mes diasporës dhe qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Kjo, Mustafa tha se vërehet sidomos në rrjetet sociale.
“Unë mendoj që fajtorët kryesorë janë liderët e partive politike, sidomos lideri i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.