Ndërhyrja e shpejtë e policisë në Batllavë, shpëtohet një fëmijë - Gazeta Express
string(63) "nderhyrja-e-shpejte-e-policise-ne-batllave-shpetohet-nje-femije"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 9:08

Ndërhyrja e shpejtë e policisë në Batllavë, shpëtohet një fëmijë

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 9:08

Një intervenim i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me shpëtimin e jetës së një fëmije në Liqenin e Batllavës, në qytetin e Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30, kur një njësi policore, gjatë patrullimit, i ka dalë në ndihmë një qytetari që kishte nxjerrë nga liqeni një fëmijë në gjendje të rënduar.

Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë reaguar duke kryer reanimim kardiopulmonar (CPR), çka ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes së fëmijës.

“Në vendngjarje ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët kanë e marrë viktimën për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thotë tutje PK

Advertisement
Advertisement
Advertisement