Eric Wendt drejt Tiranës, Senati amerikan voton më 4 qershor kandidaturën e tij si ambasador i SHBA-së - Gazeta Express
string(101) "eric-wendt-drejt-tiranes-senati-amerikan-voton-me-4-qershor-kandidaturen-e-tij-si-ambasador-i-shba-se"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 8:34

Eric Wendt drejt Tiranës, Senati amerikan voton më 4 qershor kandidaturën e tij si ambasador i SHBA-së

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 8:34

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan pritet të shqyrtojë më 4 qershor kandidaturën e gjeneralit në pension Eric Wendt për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në një seancë që konsiderohet vendimtare për konfirmimin e tij në detyrë.

Gjatë mbledhjes së tipit “Business Meeting”, anëtarët e komitetit do të votojnë nëse emri i Wendt do t’i kalojë Senatit të plotë për miratimin përfundimtar, duke e afruar atë edhe më shumë me detyrën diplomatike në Tiranë.

Seanca vjen pas dëgjesës publike të zhvilluar më 20 maj në Uashington, ku Wendt paraqiti vizionin dhe prioritetet e tij për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Gjatë dëshmisë para senatorëve, ai iu përgjigj pyetjeve që lidhen me luftën kundër korrupsionit, rolin e SPAK-ut, investimet amerikane dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ndryshe nga hearing-u publik, mbledhja e 4 qershorit do të zhvillohet në formatin procedural “Executive Session”, ku komiteti diskuton dhe voton nominimet përpara se ato të dërgohen për votim në sallën plenare të Senatit.

Eric Wendt është një figurë e njohur në fushën e sigurisë kombëtare amerikane. Ai ka mbajtur gradën gjeneral me tre yje dhe ka drejtuar forcat speciale amerikane, si dhe operacionet speciale të NATO-s në Europë. Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar edhe me strukturat shqiptare të sigurisë në kuadër të misioneve të NATO-s dhe operacioneve ndërkombëtare në Afganistan.

Në paraqitjen e tij para Senatit, Wendt deklaroi se prioritetet e mandatit të tij do të përqendrohen te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i partneritetit ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, siguria kibernetike dhe nxitja e investimeve amerikane.

Ai vlerësoi gjithashtu punën e SPAK-ut dhe theksoi rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës dhe krijimit të një klime të barabartë konkurruese për investitorët e huaj.

Nëse kandidatura e tij merr mbështetjen e komitetit, emri i Eric Wendt do t’i kalojë Senatit të plotë për votimin final, hapi i fundit përpara emërimit të tij zyrtar si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement