‘’5 miliardë euro investime kapitale në katër vjet’’, ka premtuar kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku nga tubimi i mbajtur në Malishevës.
Ai po ashtu premtoi edhe përfundimin e të gjitha autostradave e magjistraleve në gjysmë të mandatit.
‘’Në rrugë e hekurudha; në ujë e kanalizim; në infrastrukturë moderne që lidh çdo anë të Republikës, 5 miliardë euro investime kapitale. Do ti përfundojmë të gjitha autostradat e magjistralet në gjysmë mandati’’, është zotuar Abdixhiku.
Postimi i Lumir Abdixhikut në Facebook