Kandidati për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke premtuar angazhim konkret për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të rajonit.
Përmes një mesazhi publik, Kryeziu tha se besimin e qytetarëve do ta kthejë me punë dhe përkushtim në funksion të interesit të përgjithshëm.
“Faleminderit, Gjakovë! Besimin tuaj do t’ua kthej me punë të mira për të gjithë ju, gjakovarë”, ka deklaruar ai.
Kryeziu theksoi se një nga prioritetet e tij do të jetë lobimi për përfundimin e katër autoudhëve strategjike, të cilat sipas tij do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë dhe lidhjen më të mirë të Gjakovës me qytetet tjera dhe rajonin.
Sipas tij, bëhet fjalë për autoudhët:
Ai u shpreh se këto projekte infrastrukturore janë të domosdoshme për të krijuar mundësi të reja zhvillimi dhe për të afruar më shumë qytetarët me qendrat ekonomike e turistike.
“Me ju bashkë, ia dalim ta ndërtojmë Kosovën”, ka përfunduar mesazhin e tij Qëndrim Kryeziu.