Partitë politike vazhdojnë tubimet elektorale, këto qytete përzgjodhën për sot - Gazeta Express
string(77) "partite-politike-vazhdojne-tubimet-elektorale-keto-qytete-perzgjodhen-per-sot"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 7:53

Partitë politike vazhdojnë tubimet elektorale, këto qytete përzgjodhën për sot

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 7:53

Partitë politike po vazhdojnë fushatat e tyre elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Lëvizja Vetëvendosje sot do të ketë tubimin e saj elektoral në Gjilan, në sheshin e qytetit, nga ora 19:30, sipas njoftimit të partisë. Aty merr pjesë edhe kryetari i partisë, Albin Kurti.

Ndërkaq, kreu i PDK’së, Bedri Hamza, sot do të jetë në tri qytete të vendit.

17:00 – Lipjan, Sheshi “Adem Jashari”

18:30 – Shtime, Shtëpia e Kulturës

20:00 – Suharekë, para Muzeut

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet e saj, të cilat do të mbahen në Dukagjin. Pjesëmarrës do të jenë kandidatja e kësaj partie për presidente Vjosa Osmani dhe kreu i partisë e kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

14:00

Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

14:00 – Tubim zgjedhor në Klinë. (Shtëpia e Kulturës “Jehona Dukagjinit”)

15:00 – Tubim zgjedhor në Deçan. (Pallati i kulturës “Jusuf Gërvalla”)

16:00 – Tubim zgjedhor në Junik. (Hotel Gjeravica)

17:00 – Tubim zgjedhor në Pejë. (Sheshi i qytetit)

Advertisement
Advertisement
Advertisement