"Falë Amerikës sot kemi ushtri", Fadil Hadergjonaj tregon objektivat e LDK'së për anëtarësim në NATO - Gazeta Express
string(96) "fale-amerikes-sot-kemi-ushtri-fadil-hadergjonaj-tregon-objektivat-e-ldkse-per-anetaresim-ne-nato"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 19:12

“Falë Amerikës sot kemi ushtri”, Fadil Hadergjonaj tregon objektivat e LDK’së për anëtarësim në NATO

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 19:12

Fadil Hadergjonaj, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo parti ka në plan që ta ‘’institucionalizojë’’ partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kandidati për deputet,  i ftuar në Frontal në T7, ka theksuar se falë SHBA’ve, Kosova sot e ka ushtrinë.

‘‘Ne duhet të krijojmë besim dhe mirëbesim me faktorët ndërkombëtarë, konkretisht me aleatët tanë strategjik, shtetet e NATO’s dhe miqësi të përhershme me SHBA’të. LDK partneritetin me SHBA mendon që ta institucionalizojë, në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, politikës së jashtme si aspektit ekonomik, ne duhet të kemi partneritet institucional, të përhershëm, strategjik me SHBA’të. Në këtë kontekst, në aspektin e mbrojtjes, dhe sigurisë, ne duhet të rrisim bashkëpunimin, falë SHBA’ve, ne sot kemi ushtrinë e Kosovës’’, ka thënë ai

Advertisement
Advertisement
Advertisement