Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka vizituar sot fabrikën “Missini Sweets” në Mitrovicë, të cilën e cilësoi si një histori të jashtëzakonshme të punës, familjes dhe suksesit vendor.
Gjini tha se gjatë vizitës pati kënaqësinë të takojë zonjën Sabahate, e cila me vizionin dhe guximin e saj e nisi biznesin nga zero, si dhe djalin e saj, Lindritin, që sot po e udhëheq kompaninë drejt përmasave kombëtare.
“Detyra jonë më e madhe është t’u shërbejmë dhe t’u krijojmë hapësirë njerëzve të tillë”, u shpreh Gjini.
Ai theksoi se suksese të tilla përfaqësojnë Kosovën që qytetarët duan të ndërtojnë, ku sa më shumë njerëz nisin nga hiqi dhe arrijnë rezultate të mëdha përmes punës dhe përkushtimit.
“Kjo është Kosova që duam. Ky është shembulli dhe mesazhi që po e përçoj çdo ditë”, theksoi ai, duke falënderuar familjen Misini për mikpritjen dhe frymëzimin.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...