Barcelona është gati të dërgojë shumë shpejt ofertën e parë zyrtare për sulmuesin argjentinas Julián Álvarez.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit katalunas kanë zhvilluar tashmë një takim me agjentin e lojtarit dhe ndërmjetësuesit e marrëveshjes, ndërsa tani pritet që Barcelona t’i paraqesë ofertën fillestare Atlético Madridit, pa përfshirë lojtarë në shkëmbim.
Klubi blaugranas dëshiron të nisë negociatat para Kupës së Botës, me synimin që të paraprijë interesimin e klubeve të tjera për yllin argjentinas.
Tashmë vendimi mbetet në duart e Atlético Madridit, që do të shqyrtojë ofertën dhe të ardhmen e sulmuesit.
Ndërkohë, është bërë e ditur se negociatat për Álvarezin nuk kanë asnjë lidhje me marrëveshjen e mundshme për Anthony Gordon.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...