FC Barcelona është futur në garë për transferimin e mesfushorit portugez Bernardo Silva si lojtar i lirë.
Sipas gazetarit italian Nicolò Schira, gjiganti katalunas po shqyrton mundësinë për ta afruar yllin portugez, në një lëvizje që do të ishte një përforcim i madh për skuadrën.
Bernardo Silva ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim në “Camp Nou”, ndërsa admirimi i Barcelonës për mesfushorin nuk është fshehur as në vitet e kaluara.
31-vjeçari vlerësohet për kreativitetin, eksperiencën dhe fleksibilitetin e tij në repartin ofensiv, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester City në sezonet e fundit.
Interesimi i Barcelonës pritet ta rrisë konkurrencën për firmën e portugezit, teksa disa klube evropiane po monitorojnë situatën e tij në merkato.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...