Scaloni: Kombëtarja e Argjentinës është vend i ëndrrave, Real Madridi... - Gazeta Express
string(67) "scaloni-kombetarja-e-argjentines-eshte-vend-i-endrrave-real-madridi"

Sport

Gazeta Express

28/05/2026 13:48

Scaloni: Kombëtarja e Argjentinës është vend i ëndrrave, Real Madridi…

Sport

Gazeta Express

28/05/2026 13:48

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, i ka hedhur poshtë zërat që e lidhin me bankinën e Real Madridit, duke deklaruar se askush nga klubi madrilen nuk e ka kontaktuar ndonjëherë.

Në një intervistë të fundit për “Radio La Red”, trajneri kampion bote u shpreh i lumtur me rolin e tij aktual te kombëtarja argjentinase dhe e cilësoi atë si “vendin e ëndrrave” për çdo trajner, përcjell “Gazeta Express”.

“Argjentina është vendi ku çdo trajner do të donte të ishte. T’i drejtosh kampionët e botës është diçka unike dhe unë ndihem shumë mirë këtu”, deklaroi Scaloni, duke lënë të kuptohet se nuk mendon për aventura të tjera në këtë moment.

Në javët e fundit, mediat spanjolle kishin raportuar për një interesim të mundshëm të Real Madridit për trajnerin argjentinas, sidomos pas spekulimeve për ndryshime në stafin teknik të “Los Blancos”.

Megjithatë, Scaloni i mohoi qartë këto raportime: “Real Madrid? Askush nuk më ka kërkuar ndonjëherë. Nuk kam pasur asnjë kontakt dhe asnjë telefonatë.”

Trajneri 48-vjeçar foli edhe për raportin e tij me Federatën Argjentinase dhe me lojtarët, duke theksuar se grupi aktual e ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme pas triumfit në Kupën e Botës dhe në Copa América.

Sipas tij, motivimi për të vazhduar me fitoret mbetet shumë i madh, pavarësisht suksesit të arritur në vitet e fundit.

Scaloni gjithashtu e komentoi brezin e ri të futbollistëve argjentinas, duke përmendur emra si Nico Paz dhe lojtarë të tjerë që po rriten në Evropë.

Ai u shpreh i bindur se Argjentina do të mbetet konkurruese edhe në vitet e ardhshme falë kombinimit të eksperiencës dhe talenteve të rinj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement