Hoxhaj me pensionistët në Suharekë: Inflacioni po i han pensionet, PDK do t’i rrisë 50% në muajin e parë të qeverisë
Kandidati për deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ku ka takuar pensionistë dhe qytetarë të moshuar, me të cilët ka bashkëbiseduar për gjendjen sociale dhe sfidat ekonomike me të cilat përballen.
Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj tha se gjenerata e të moshuarve kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e Kosovës dhe në frymëzimin e proceseve historike për liri dhe pavarësi.
“I keni vendos themelet e kësaj komune, por ia keni vendos themelet edhe shtetit të Kosovës. Pa kontributin e juaj dhe rolin e juaj, nuk ish frymëzu as lufta jonë për liri dhe për çlirim, as pavarësia”, deklaroi Hoxhaj.
Ai premtoi se, në rast të ardhjes në qeveri, pensionet do të rriten menjëherë me 50 për qind.
“Në muajin e parë, menjëherë pas marrjes së qeverisë, me marrë vendim dhe me rrit pensionin në Kosovë për 50%. Nuk mendojmë që pensionet që i keni aktualisht ju përmbushin pritjet që i keni”, u shpreh ai.
Hoxhaj rikujtoi edhe periudhën e qeverisjes së kaluar të PDK-së, duke thënë se një premtim i tillë ishte realizuar edhe më herët.
“Unë e di që në 2007 kur kemi bë premtim që kemi me i rritë pensionet për 50%, e kemi mbajtë atë premtim”, tha ai.
Në fjalimin e tij, ai kritikoi edhe rritjen e çmimeve dhe ndikimin e inflacionit tek pensionistët.
“Pensionet është duke i hangër më shumë inflacioni sesa pensionistat. Rryma është shtrejtu, shërbimet tjera janë shtrejtu, ushqimi është shtrejtu, barnat janë shtrejtu”, deklaroi Hoxhaj.
Vizita u shoqërua edhe me momente emocionale dhe biseda të afërta me të moshuarit, ndërsa Hoxhaj tha se respekti për gjeneratat e vjetra duhet të mbetet obligim shoqëror dhe institucional.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...