Përtej rivalitetit Barça – Real, Vinicius jep fjalë të mëdha për Yamalin - Gazeta Express
string(69) "pertej-rivalitetit-barca-real-vinicius-jep-fjale-te-medha-per-yamalin"

Sport

Gazeta Express

28/05/2026 13:17

Përtej rivalitetit Barça – Real, Vinicius jep fjalë të mëdha për Yamalin

Sport

Gazeta Express

28/05/2026 13:17

Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinícius Júnior, i ka habitur shumë tifozë me deklaratat e tij të fundit për talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.

Në një intervistë për “Caze TV”, ylli madrilen nuk e fshehu admirimin për 18-vjeçarin spanjoll, duke e cilësuar atë si një nga futbollistët më të mirë në botë aktualisht, përcjell “Gazeta Express”.

“Lamine është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai është prej atyre futbollistëve për të cilët njerëzit paguajnë biletë vetëm për ta parë duke luajtur”, deklaroi Vinícius, duke e vlerësuar kreativitetin dhe aftësinë e jashtëzakonshme të rivalit të tij nga Barcelona.

Braziliani shtoi se Yamal është shumë i vështirë për t’u ndalur në fushë dhe se çdo ndeshje e tij sjell diçka speciale për publikun.

Deklarata e Vinícius ka marrë jehonë të madhe në Spanjë, sidomos për shkak të rivalitetit historik mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Vetë sulmuesi madrilen e pranoi se nuk është e lehtë për një lojtar të Realit të flasë publikisht me superlativa për një futbollist “Blaugrana”.

“Kur flet mirë për një lojtar të Barcelonës, tifozët menjëherë i fillojnë debatet. Por futbolli është mbi rivalitetin dhe ne duhet të dimë t’i admirojmë lojtarët e mëdhenj”, tha ai.

Vinícius foli edhe për forcën që Yamal ia jep kombëtares së Spanjës para Kupës së Botës.

Sipas tij, prezenca e talentit të Barcelonës e bën “La Roja”-n një nga skuadrat favorite për turneun e ardhshëm.

Në moshën vetëm 18-vjeçare, Yamal konsiderohet tashmë lider teknik i Spanjës dhe një nga emrat më të frikshëm të futbollit evropian.

Nga ana tjetër, Vinícius e komentoi edhe sezonin zhgënjyes të Real Madridit, duke e pranuar se skuadra e humbi besimin gjatë garës me Barcelonën për titullin kampion.

Megjithatë ai u shpreh optimist se madrilenët do të rikthehen më të fortë sezonin e ardhshëm: “Real Madridi gjithmonë rikthehet”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement