Katër anije tentojnë të kalojnë Hormuzin, ushtria iraniane i kthen pas - Gazeta Express
string(69) "kater-anije-tentojne-te-kalojne-hormuzin-ushtria-iraniane-i-kthen-pas"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 8:29

Katër anije tentojnë të kalojnë Hormuzin, ushtria iraniane i kthen pas

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 8:29

Mediat iraniane raportojnë se 4 anije që tentuan të kalonin Ngushticën e Hormuzit u detyruan të ktheheshin pas

Agjencia e lajmeve Tasnim raporton se forcat detare iraniane u përballën me katër anije që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit dhe të hynin në Gjirin Persik pa u koordinuar me autoritetet iraniane.

Duke cituar një zyrtar ushtarak të informuar, Tasnim tha se anijet morën fillimisht paralajmërim nga forcat detare iraniane, por pasi ato e shpërfillën njoftimin, u qëllua me të shtëna paralajmëruese, duke i detyruar të tërhiqeshin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement