Memorandumi i mirëkuptimit i publikuar nga Irani, Shtëpia e Bardhë: Trillim i plotë - Gazeta Express
string(81) "memorandumi-i-mirekuptimit-i-publikuar-nga-irani-shtepia-e-bardhe-trillim-i-plote"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 17:59

Memorandumi i mirëkuptimit i publikuar nga Irani, Shtëpia e Bardhë: Trillim i plotë

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 17:59

Shtëpia e Bardhë të mërkurën hodhi poshtë raportimet e mediave shtetërore iraniane për një draft të memorandumit të mirëkuptimit, duke e quajtur atë “një trillim të plotë”, shkruan CNN.

“Ky raport nga media e kontrolluar nga Irani nuk është i vërtetë dhe memorandumi i mirëkuptimit që ata ‘publikuan’ është një trillim i plotë. Askush nuk duhet të besojë atë që po publikojnë mediat shtetërore iraniane. FAKTET KANË RËNDËSI”, postoi në X llogaria Rapid Response e Shtëpisë së Bardhë.

Mediat shtetërore iraniane raportuan se memorandumi i mirëkuptimit do të kërkonte që forcat ushtarake amerikane të tërhiqeshin nga afërsia e Iranit dhe të hiqnin bllokadën e porteve iraniane.

Disa nga detajet janë të ngjashme me mënyrën se si zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar marrëveshjen në zhvillim. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Presidenti Donald Trump do të ishte i gatshëm ta hiqte bllokadën për sa kohë që Irani lejon anijet tregtare të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Siç ka thënë Presidenti Trump, negociatat po ecin mirë dhe ai i ka bërë të qarta vijat e tij të kuqe. Presidenti Trump do të bëjë vetëm një marrëveshje të mirë për popullin amerikan, e cila duhet të sigurojë që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore” tha Olivia Wales, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, në përgjigje të raportit të televizionit shtetëror iranian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement