Shtetasi kosovar ekstradohet nga Zvicra, ishte në kërkim ndërkombëtar për dhunim - Gazeta Express
string(79) "shtetasi-kosovar-ekstradohet-nga-zvicra-ishte-ne-kerkim-nderkombetar-per-dhunim"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 12:34

Shtetasi kosovar ekstradohet nga Zvicra, ishte në kërkim ndërkombëtar për dhunim

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 12:34

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë një shtetas kosovar i cili u kërkua nga autoritetet për dhunim.

Policia e Kosovës tha se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Dhunim” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre zvicerane”.

I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësisë policore nga rajoni kompetent, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Policia e Kosovës tha se përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, “do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement