Hamza takon Tërnavën: Festë e veçantë që i bashkon njerëzit, ka qenë dhe kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen - Gazeta Express
string(110) "hamza-takon-ternaven-feste-e-vecante-qe-i-bashkon-njerezit-ka-qene-dhe-keshtu-duhet-te-jete-edhe-ne-te-ardhmen"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 10:42

Hamza takon Tërnavën: Festë e veçantë që i bashkon njerëzit, ka qenë dhe kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 10:42

Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë për këtë festë, duke theksuar rëndësinë e saj si ditë e solidaritetit dhe bashkimit mes njerëzve.

“Si zakonisht festa të tilla vijmë për me urue Bashkësinë Islame. Myftiun, mikun tim, Naim, zotin Tërnava, a për festën e Kurban Bajramit shfrytëzoj rastin që gjithë besimtarëve të besimit islam t’u uroj këtë festë të solidaritetit, sakrificës, një ditë e veçantë që njerëzit i bashkon, njerëzit shkojnë për të uruar njëri-tjetrin, kështu ka qenë, kështu do të jetë dhe kështu duhet me qenë edhe në të ardhmen. Është kënaqësi që isha këtu dhe gjithë familjeve në Kosovë u uroj shëndet, begati dhe mirëqenie.”/eo

Advertisement
Advertisement
Advertisement