Kontrabanduan dje 30 dele nga Serbia, një i dyshuar largohet e tjetri arrestohet - Gazeta Express
string(79) "kontrabanduan-dje-30-dele-nga-serbia-nje-i-dyshuar-largohet-e-tjetri-arrestohet"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 8:56

Kontrabanduan dje 30 dele nga Serbia, një i dyshuar largohet e tjetri arrestohet

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 8:56

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kontrabanduar 30 dele nga Serbia.

Derisa, një person tjetër ka arritur të largohet, pasi automjetet e tyre janë ndaluar nga zyrtarët policorë.

Sipas raportit 24-orësh, automjetet dhe 30 delet i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme, derisa rasti është hapur si kontrabandë me mallra.

“Fsh. Dumnicë / 26.05.2026 – 10:15. Raportohet se janë ndaluar dy automjete, dhe gjatë kontrollit janë gjetur 30 dele që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia. Njëri nga drejtuesit e automjeteve është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa drejtuesi tjetër mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit automjetet dhe malli i dorëzohen doganës me procedurë të mëtejme.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement