Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar sot me veteran, invalidë dhe familjarë të dëshmorëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se sa herë takohet me ta ndjen peshën e përgjegjësisë ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë.
“Sot, në mesin e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta të UÇK-së, ndjeva edhe një herë peshën e përgjegjësisë që kemi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për Kosovën. Mbrojtja e vlerave të luftës nuk është slogan politik. Është obligim moral dhe shtetëror. Prandaj, padrejtësitë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të marrin fund. Zotohem se do të rikthejmë dinjitetin, respektin dhe mbështetjen që meritojnë të gjitha kategoritë e dala nga lufta, sepse pa sakrificën e tyre nuk do ta kishim lirinë dhe shtetin që kemi sot”, ka thënë Hamza. /Gazeta Express