Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka bërë të ditur një kthesë të rëndësishme në kuadër të përfaqësimit dhe fuqizimit profesional të shqiptarëve në këtë institucion strategjik shtetëror. Përmes një njoftimi, ai bëri të ditur angazhimin e 10 profesionistëve të rinj shqiptarë, duke e cilësuar këtë si një frymë të re të meritokracisë dhe përgjegjësisë.
Sipas Shabanit, ky hap shënon fillimin e ndryshimit të një realiteti të gjatë ku përfshirja e shqiptarëve në këtë dikaster nuk ka reflektuar potencialin dhe kontributin e tyre real.
Zëvendësministri theksoi se këto punësime nuk janë thjesht statistike, por dëshmi e një pune të vendosur për të sjellë drejtësi dhe barazi.
“Këto 10 punësime nuk janë thjesht një numër, por një dëshmi e një përkushtimi serioz për të hapur dyert për profesionistë të kualifikuar shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë qenë të nënpërfaqësuar në këtë sektor. Ata përfaqësojnë vlera, integritet dhe përgatitje të lartë,” deklaroi Shabani.
Ky zhvillim shihet si rezultat i një angazhimi për të ndërtuar institucione më të drejta dhe më funksionale, ku përkushtimi maksimal dhe puna konkrete po kthehen në faktorët kyç të avancimit.
Shabani u shpreh se ky është vetëm fillimi i një rruge që synon të forcojë më tej rolin e shqiptarëve në sektorët strategjikë të shtetit, duke dëshmuar se me vizion dhe këmbëngulje, ndryshimi dhe përfaqësimi i drejtë janë të mundshëm.
tag_katrorimaqedoni_2
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...