Isen Shabani i ashpër me VLEN: Shpifën mbi Taravarin por asnjë provë nuk sollën! - Gazeta Express
string(78) "isen-shabani-i-ashper-me-vlen-shpifen-mbi-taravarin-por-asnje-prove-nuk-sollen"

Maqedoni

Gazeta Express

26/05/2026 9:21

Isen Shabani i ashpër me VLEN: Shpifën mbi Taravarin por asnjë provë nuk sollën!

Maqedoni

Gazeta Express

26/05/2026 9:21

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi ka folur për akuzat e VLEN-it ndaj Arben Taravarit duke theksuar se përfaqësuesit e VLEN-it nuk patën lënë gurë pa hedhur për parkingun në Klinikat Universitare. Me muaj të tërë e akuzuan, e linçuan politikisht dhe mediatikisht, edhe pse Taravari publikisht kërkoi disa herë që shteti t’i përdorë të gjitha institucionet dhe të nxjerrë të paktën një provë të vetme kundër tij. Asnjë provë nuk sollën. Vetëm zhurmë, propagandë dhe etiketime.

Shabani më tej shton se Poshtërsia dhe ligësia e tyre shkoi deri aty sa i përfshinë edhe fëmijët e tij. Por kur Komisioni Shtetëror për Ankesa në Prokurimet Publike ka marrë vendim për anulimin e tenderit për autobusë, VLEN-ushët heshtin. Asnjë fjalë, asnjë moralizim, asnjë “luftë kundër korrupsionit”.

Isen Shabani:

“Kryetarët e partive të VLEN-it nuk patën lënë gur pa hedhur mbi Arben Taravarin. Nuk lanë shpifje pa përdorur për ta përbaltur atë, vetëm pse ai e anuloi tenderin për parkingun në Klinikat Universitare. Me muaj të tërë e akuzuan, e linçuan politikisht dhe mediatikisht, edhe pse Taravari publikisht kërkoi disa herë që shteti t’i përdorë të gjitha institucionet dhe të nxjerrë të paktën një provë të vetme kundër tij. Asnjë provë nuk sollën. Vetëm zhurmë, propagandë dhe etiketime. Poshtersia dhe ligësia e tyre shkoi deri aty sa i përfshinë edhe fëmijët e tij.

Por kur Komisioni Shtetëror për Ankesa në Prokurimet Publike ka marrë vendim për anulimin e tenderit për autobusë, VLEN-ushët heshtin. Asnjë fjalë, asnjë moralizim, asnjë “luftë kundër korrupsionit”.

Pra, kur bëhet fjalë për të sulmuar shqiptarin pa asnjë bazë, pa asnjë argument, Vlenushët shpallen prokurorë e gjykatës brenda natës, dhe nga luanë shndërrohen në pula, kur është në pyetje ndonjë politikan maqedonas.

Se çfarë është kjo tendencë antishqiptare e Vlenushëve, veç dreqi mund ta kuptojë!!!” ka shkruar Shabani./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement