Kryetari dhe i nominuari për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku së bashku me kandidatët për deputetë zhvilloi vizita dhe takime me përfaqësues të biznesit vendor dhe të rinjtë e komunës.
Gjatë vizitës, Gjini vizitoi kompaninë “Loni Decor”, ku u prit nga pronari Faton Hyseni. Ai vlerësoi kontributin e kësaj kompanie në zhvillimin ekonomik, duke theksuar se është një shembull i suksesit të ndërmarrësisë vendore.
Sipas Gjinit, fakti që kompania operon që nga viti 2009, ka punësuar mbi 200 profesionistë dhe eksporton gjysmën e prodhimit në tregun ndërkombëtar, dëshmon potencialin që ka ekonomia e Kosovës kur mbështetet prodhimi vendor.
Pas vizitës në biznes, Gjini u takua edhe me të rinjtë e Mitrovicës, me të cilët diskutoi për sfidat me të cilat përballen dhe zgjidhjet që Aleanca synon të ofrojë për ta.
“Sot në Mitrovicë pamë energjinë e rinisë dhe shembuj konkretë të suksesit në ndërmarrësi. Potenciali ekziston dhe duhet mbështetur”, është shprehur Gjini, duke falënderuar qytetarët e Mitrovicës për pritjen.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...