Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka mbajtur një ton sfidues gjatë vizitës së tij në Pekin, ku u takua me presidentin kinez Xi Jinping, duke u ankuar për përpjekjet e supozuara evropiane për ta penguar atë të “ushqejë” lidhje me investitorin kryesor ndërkombëtar të vendit të tij.
Me të mbërritur në Pekin, Vuçiç u ankua se Bashkimi Evropian po përpiqet të “diktojë” politikën diplomatike serbe duke i kërkuar atij të përmbahet nga bisedimet e drejtpërdrejta me Kremlinin.
“Do të ishte më mirë nëse do të më bënin një listë dëshirash se me kë më lejohet të flas dhe me kë jo. Atëherë për çfarë na duhet një president? Për çfarë na duhet një qeveri?”, tha ai, citojnë mediat e huaja.
Xi bëri një vizitë të vetën në Serbi në vitin 2024, duke festuar marrëveshjen e tregtisë së lirë midis dy vendeve. Kina është investitori më i madh i huaj në Serbi dhe marrëveshja bëri që Kina të binte dakord të ulte tarifat për pothuajse të gjitha importet serbe gjatë dekadës së ardhshme.
Serbia ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2009, por lidhjet e qeverisë Vuçiç me Pekinin janë një pikë e rëndësishme mosmarrëveshjeje në procesin e saj të pranimit, me Brukselin e shqetësuar për pranimin e një shteti të ri anëtar më të lidhur me Kinën sesa çdo qeveri tjetër të BE-së.