Pas takimit në Bruksel, Sorensen vazhdon diskutimet me Konjufcën: Folëm për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe hapat e ardhshëm - Gazeta Express
string(125) "pas-takimit-ne-bruksel-sorensen-vazhdon-diskutimet-me-konjufcen-folem-per-zbatimin-e-ligjit-per-te-huajt-dhe-hapat-e-ardhshem"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 16:52

Pas takimit në Bruksel, Sorensen vazhdon diskutimet me Konjufcën: Folëm për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe hapat e ardhshëm

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 16:52

Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, ka njoftuar për diskutimet që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sorensen, në postimin e tij, ka thënë se me Konjufcën i  vazhduan diskutimet lidhur me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vende, përcjell Gazeta Express.

‘’Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin tim me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. U fokusuam në hapat e ardhshëm, zbatimin e ligjit për të huajt dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm’’, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement