Vdes ish e burgosura politike, Drita Kuqi, Haradinaj: Veprimtaria e saj është dëshmi e sakrificës së brezit që mbajti gjallë frymën e rezistencës - Gazeta Express
string(142) "vdes-ish-e-burgosura-politike-drita-kuqi-haradinaj-veprimtaria-e-saj-eshte-deshmi-e-sakrifices-se-brezit-qe-mbajti-gjalle-frymen-e-rezistences"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 16:35

Vdes ish e burgosura politike, Drita Kuqi, Haradinaj: Veprimtaria e saj është dëshmi e sakrificës së brezit që mbajti gjallë frymën e rezistencës

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 16:35

Ka vdekur veprimtarja dhe ish e burgosura politike, Drita Kuqi. Për vdekjen e saj ka shkruar edhe Nasim Haradinaj, duke e cilësuar Kuqin, si veprimtare të devotshme, dhe bashkëveprimtare e babait të tij, Ismail Haradinaj, në kuadër të LNÇKVSHJ-së.

“Jeta dhe veprimtaria e saj janë dëshmi e sakrificës së brezit që mbajti gjallë frymën e rezistencës dhe idealin kombëtar në kohën kur fjala “liri” paguhej me burg e vuajtje”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi:

Paska ndrrua jetë Drita Kuqi !

Me respekt dhe krenari kujtojmë veprimtaren e devotshme, shoqen dhe bashkëveprimtaren e grupit ilegal politik të babait tim Ismail Haradinaj në kuadër të LNÇKVSHJ-së, e cila me guxim dhe përkushtim të rrallë iu përkushtua çështjes kombëtare në kohët më të vështira për popullin shqiptar.

E dënuar politikisht në vitin 1981 nga regjimi okupues, ajo mbeti stoike dhe e pathyeshme përballë persekutimit, burgut dhe padrejtësive, duke mos u zmbrapsur asnjëherë nga ideali për liri, bashkim kombëtar dhe çlirimin definitiv të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën okupimin sllav.

Jeta dhe veprimtaria e saj janë dëshmi e sakrificës së brezit që mbajti gjallë frymën e rezistencës dhe idealin kombëtar në kohën kur fjala “liri” paguhej me burg e vuajtje.

Lavdi dhe respekt të përhershëm për kontributin, guximin dhe qëndresën e saj kombëtare.

U prëhësh në paqe heroin e Kosovës

Advertisement
Advertisement
Advertisement