Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj - Gazeta Express
string(85) "revista-kanadeze-rendit-qytetet-me-te-mira-te-vogla-ne-zvicer-per-pensionistet-e-huaj"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 11:12

Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 11:12

Revista ndërkombëtare WorldAtlas ka publikuar një listë me disa nga qytetet dhe komunat më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj, përcjell albinfo.ch.

Sipas publikimit, nëntë komuna zvicerane janë përfshirë në këtë renditje, duke u vlerësuar për kombinimin e peizazheve natyrore dhe infrastrukturës që konsiderohet e rëndësishme për jetën pas pensionit.

Në listë përfshihen këto qytete dhe komuna: Zug, Montreux, Bad Ragaz, Sion, Spiez, Locarno, Interlaken, Chur dhe Baden.

Sipas raportit, këto vende dallohen për cilësinë e jetës, sigurinë, qasjen në shërbime dhe peizazhet e tyre të larmishme, nga liqenet alpine deri te qytetet historike dhe zonat malore.

Zvicra vazhdon të jetë një nga destinacionet më të kërkuara në Evropë për jetesë pas pensionit, veçanërisht për shtetasit e huaj që kërkojnë stabilitet dhe standard të lartë jetese./Albinfo.ch/

Advertisement
Advertisement
Advertisement