“Pep është numri një”, Luis Enrique me fjalë të mëdha për Guardiolën - Gazeta Express
string(65) "pep-eshte-numri-nje-luis-enrique-me-fjale-te-medha-per-guardiolen"

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 10:46

“Pep është numri një”, Luis Enrique me fjalë të mëdha për Guardiolën

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 10:46

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka dhënë një deklaratë të jashtëzakonshme për Pep Guardiola pas njoftimit për largimin e tij nga Manchester City në fund të sezonit.

Tekniku spanjoll nuk i kurseu elozhet për Guardiolën, duke e cilësuar atë si trajnerin më të madh të të gjitha kohërave dhe një figurë që ka ndryshuar përgjithmonë futbollin modern.

“Pep Guardiola është trajneri më i madh i të gjitha kohërave. Nuk dua ta besoj këtë. Dua që ai të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit edhe për shumë vite të tjera”, deklaroi Luis Enrique.

Ai vazhdoi më tej duke theksuar ndikimin unik që Guardiola ka pasur në lojë, jo vetëm përmes trofeve të fituar, por edhe përmes revolucionit taktik që solli në futboll.

“Ai është numri një, ai është trajneri më i mirë. Është një model për të gjithë. Jo vetëm për shkak të trofeve, por sepse ai e ndryshoi lojën”, shtoi trajneri i PSG-së.

Guardiola pritet të largohet nga posti i trajnerit të Manchester City pas një dekade historike, ku fitoi gjithçka me klubin anglez dhe u shndërrua në një nga figurat më dominuese në historinë e futbollit modern.

Advertisement
Advertisement
Advertisement