Manchester Unitedi raportohet se është afër mbylljes së një transferimi të dyfishtë me vlerë 140 milionë paund, pas konfirmimit të emërimit të përhershëm të Michael Carrickut si trajner kryesor.
Carricku kishte qenë në drejtim si trajner i përkohshëm që nga janari, pasi zëvendësoi Ruben Amorimin.
44-vjeçari e ka udhëhequr Unitedin drejt vendit të tretë dhe kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi ka fituar 11 nga 16 ndeshjet në krye të ekipit.
Për këtë arsye, ai është shpërblyer me një kontratë të re dyvjeçare deri në verën e vitit 2028, me opsion për një vit të tretë.
Unitedi e bëri njoftimin mëngjesin e së premtes – pak orë pasi rivalët Manchester City konfirmuan se Pep Guardiola do të largohej nga posti i tij pas një dekade në drejtim.
Fakti që Unitedi siguroi kualifikimin në Champions League me tre ndeshje të mbetura u ka dhënë atyre kohë shtesë për të planifikuar afatin kalimtar të verës.
Ata nuk arritën të siguronin fare futboll evropian për këtë sezon nën drejtimin e Ruben Amorimit, gjë që kufizoi biznesin që klubi mund të bënte verën e kaluar.
Kjo verë është një histori tjetër dhe Unitedi tashmë po vendos për objektivat kryesore.
Sipas “Sky Sport Italia”, Unitedi synon të përforcojë mesfushën, e cila është identifikuar si një zonë dobësie për disa sezone.
Casemiro dhe Kobbie Mainoo kanë qenë në formë të mirë gjatë muajve të fundit të sezonit, por Casemiro ka njoftuar tashmë se do të largohet nga klubi si transferim i lirë këtë verë.
Unitedi gjithashtu nuk ka shumë thellësi në skuadër, dhe ka dyshime për të ardhmen e Manuel Ugarte, i cili ka pasur vështirësi në formë gjatë dy viteve të tij në “Old Trafford”.
Thuhet se klubi ka identifikuar mesfushorin e Newcastle, Sandro Tonali, dhe atë të Atalantës, Ederson, si dy objektivat kryesorë për mesfushën qendrore.
“Tuttomercatoweb” raportoi në mars se Atalanta kishte kërkuar 70 milionë euro për ta shitur reprezentuesin brazilian Ederson verën e kaluar, por kjo shifër ishte ulur në 30 milionë euro deri në janar.
Atij i ka mbetur vetëm një vit kontratë dhe Atalanta rrezikon ta humbasë pa pagesë nëse nuk e shet në muajt e ardhshëm.
Ndërsa 27-vjeçari ka tre paraqitje me Brazilin, ai nuk është përfshirë në skuadrën e tyre për Kupën e Botës nga trajneri Carlo Ancelotti, gjë që mund ta bëjë një marrëveshje më të lehtë për t’u realizuar.
Thuhet se ka “besim” që United mund të mbyllë të dy transferimet e verës, me Tonalin që ka qenë një objektiv afatgjatë.
Reprezentuesi i Italisë, vendi i të cilit nuk është kualifikuar për Kupën e Botës, ka qenë sërish një lojtar kyç për Newcastle këtë sezon, por “Magpies” mund të sigurojnë vetëm futboll në Ligën e Konferencës në ndeshjen e fundit të sezonit dhe do të kishin nevojë për një seri rezultatesh të favorshme për ta arritur këtë.
Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio shton se ka një “shans të mirë që marrëveshja të realizohet” për Tonalin, me një shifër prej 100 milionë euro, ose 75–80 milionë euro plus bonuse.
Ai pretendon se Carricku “e dëshiron specifikisht” Tonalin si blerjen e tij të parë si trajner i përhershëm i Manchester Unitedit, dhe dëshiron që klubi ta prioritizojë atë marrëveshje para se të kalojë më pas tek Edersoni./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...